Parashikimi i motit për pesë ditë - NACIONALE

Parashikimi i motit për pesë ditë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditë.

Siç njofton IHK, për shkak të vranësirave që praktikisht mbulojnë gjithë vendin ditën e mërkurë do të ketë reshje sporadike të shiut. Të enjten do të ketë mot më të qëndrueshëm me të njëjtat temperatura.

Fundjava parashikohet të jetë e qetë, e shëndetshme dhe me rritje të temperaturave.

Ditën e premte parashikohet të ketë ndryshime të vogla të motit duke krijuar mundësi për breza shiu.

Temperaturat minimale të katër ditëve parashikohen të lëvizin ndërmjet 2 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat më të larta të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 dhe 21 gradë Celsius. Era nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i Motit për pesë ditë(21-25 shtator 2022)!

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën vende-vende pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave të dendura të cilat do të jenë prezent pothuaj në gjithë territorin. Të enjten mot më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme.

Të premten, sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu, Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.

Lajme të ngjashme