Parashikimi i motit për nesër: Vranësira, mjegull dhe temperatura të ulëta
Nesër parashihet mot kryesisht i vranët, me kthjellime të herëpashershme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në orët e mëngjesit pritet paraqitje e mjegullës dhe ngricave.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.