Parashikimi i motit për nesër
Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale pritet të jenë mes 8 dhe 12 gradë, ndërsa ato maksimale mes 28 dhe 32 gradë.
Njoftimi:
E shtunë (11.07.2026)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 28 deri në 32°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.