Parashikimi i motit për javën e dytë të tetorit
Nesër mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ngrohtë kryesisht me vranësira gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje mund të ketë riga lokale shiu.
Ndërkaq e martja karakterizohet me vranësira më të shumta dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.
Për të mërkurën metorologët kanë parashikuar mor kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell teksa edhe e ënjëta pritet të jetë e ngjashme.
Kurse për të premten parashihet mot i ndryshueshëm me vranësira intervale dhe me diell e kohëpaskohe edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.