Parashikimi i motit për fundjavë: Diell dhe vranësira, temperatura deri në 12°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën, duke e shoqëruar me urimin për festën e Fitër Bajramit.
Sipas këtij institucioni, dita e shtunë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Ndërkohë, të dielën pritet të ketë intervale me diell, por edhe periudha me vranësira.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten relativisht të ulëta për këtë periudhë. Maksimalet gjatë së shtunës pritet të arrijnë deri në 11 gradë Celsius, ndërsa të dielën deri në 12 gradë Celsius.