Parashikimi i motit për fundjavë
Të shtunën në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa temperaturat pritet të rriten të dielën.
Sipas IHMK-së, moti në fundjavë do të jetë:
E shtunë, 9 maj 2026
Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 16–19°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s.
E diel, 10 maj 2026
Parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.