Parashikimi i motit për fundjavë - NACIONALE

Parashikimi i motit për fundjavë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë do të mbajnë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Sipas IHK-së temperaturat minimale do të jenë 6-9 gradë, ndërsa maksimalet 13-16 gradë.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje edhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.” – thuhet në njoftim.

Tutje nga Instituti kanë bërë të ditur se të dielën, pritët të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.” – thuhet tutje në njoftim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë deklaruar se sot në territorin e rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës ishte 40-45 km/h,(11.1m/s deri 12.5 m/s).

Lajme të ngjashme