Kelmendi: Pse draft statuti s’po i tregohet në një takim të mbyllur krerëve opozitarë?
Gazetari Adriatik Kelmendi ka pyetur se pse nuk mund të jepen detaje rreth draft statutit për Asociacionin në një takim të mbyllur me krerët e opozitës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti po e merr përgjegjësinë mbi vete për këtë çështje.
“Tek e fundit me 50% Kurti përfaqëson vullnetin e vetëm gjysmës së votuesve, gjysma tjetër kanë votuar për partitë e tjera. I mirë i keq, nuk arsyetohet që gjysma e përfaqësuesve të popullit të mbahen në terr!” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Nëse nuk bën të bëhet publik drafti i statusit për Asociacionin, pse së paku ai nuk po i tregohet në një takim të mbyllur Krasniqit, Abdixhikut e Haradinajt?
Pse Kurti po e merr krejt përgjegjësinë mbi vete për këtë thembër të Akilit të dialogut, kur të njëjtin nuk e kanë zbatuar as partitë e tjera kur kanë qenë në qeveri?
Tek e fundit me 50% Kurti përfaqëson vullnetin e vetëm gjysmës së votuesve, gjysma tjetër kanë votuar për partitë e tjera.
I mirë i keq, nuk arsyetohet që gjysma e përfaqësuesve të popullit të mbahen në terr!