Parashikimi i motit për ditët e ardhshme - NACIONALE

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Të mërkurën, Kosova do të përjetojë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, ndërsa herë pas here do të ketë kalime të vranësirave të larta. Nuk parashikohen reshje. Temperaturat do të variojnë nga 12°C në mëngjes deri në 32°C gjatë ditës.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi do të mbajë mot me diell, i shoqëruar lokalisht me vranësira të larta kalimtare.

I nxehti veror do të arrijë kulmin të enjten dhe të premten, kur termometri pritet të ngjitet deri në 35°C, ndërsa e premtja mund të jetë dita më e nxehtë e javës. Reshjet atmosferike nuk parashikohen deri të shtunën, kur priten ndryshime të dukshme.

Të shtunën, fillimisht në Shqipëri dhe më pas gjatë pasdites ose mbrëmjes edhe në Kosovë, do të ketë reshje shiu dhe rrebeshe lokale të shoqëruara me vetëtima e bubullima. Në disa zona të Shqipërisë, reshjet pritet të jenë më intensive, duke sjellë edhe stuhi lokale. Pas kësaj periudhe, temperaturat do të pësojnë rënie graduale. /MeteoBallkan

Lajme të ngjashme