Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe me vranësira të herëpashershme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 16°C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.