Parashikimi i motit, Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron situatë të njëjtë si dje - NACIONALE

Parashikimi i motit, Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron situatë të njëjtë si dje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se rreshjet shiut që kanë filluar para tri ditëve do të vazhdojnë edhe sot.

“Situatë e tillë me reshje do të vazhdoj deri gjatë orëve të mesditës së nesërme datë 21/11/2022,”, thuhet në njoftimin e tyre.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Njoftimit i plotë:

Njoftim Informacione mbi situatën meteorologjike dhe hidrologjike

Reshjet e shiut të cilat kanë filluar nga datë 18/11/2022, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme 20/11/2022, duke përfshi tërë territorin e Republikës së Kosovës, por më të shprehura ishin në disa zona, siç janë Kosova veriore (Mitrovicë, Leposaviç), pastaj Dukagjin (Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë) etj.

Kjo situatë ka shkaktuar vërshime neperë disa zona, të cilat sipas llogaritjeve hidrologjike të bëra nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), janë të një periudhe kthyese 5 deri 20 vj.

Situatë e tillë me reshje do të vazhdoj deri gjatë orëve të mesditës së nesërme datë 21/11/2022,

Vërejtje:

Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë shkaktim përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës

Lajme të ngjashme