Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok, gjenden pije alkoolike, plazma e duhan - NACIONALE

Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok, gjenden pije alkoolike, plazma e duhan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabanda në Zubin Potok.

Përmes një komunikate për media, dogana ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll te një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Gjatë kontrollit, janë gjetur një sasi e mallrave të paligjshme:

• 100 cope pije të forta alkoolike

• 150 cope plazma

• 9 kg duhan të grire

• 4200 cope cigare

Lajme të ngjashme