Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në Zubin Potok
Një aksion i fundit i Policisë së Kosovës ka çuar në parandalimin e një tentative për kontrabandë mallrash në pjesën veriore të vendit.
Operacioni është zhvilluar në fshatin Junake të komunës së Zubin Potokut, ku janë ndaluar tre automjete të tipit furgon, për të cilat ekzistonte dyshimi se po përdorëshin për transport të paligjshëm të mallrave.