Paralajmëron kreu i OEK: Qeveria të krijojë strategji për parandalimin e ikjes së të rinjve, 6 muajt e ardhshëm janë sfidë për bizneset
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se do të ketë mungesë të punëtorëve gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për “Kosova Press”, ku mes tjerash, i ka kërkuar Qeverisë që ta krijojë një strategji për parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi.
Sipas tij, muajt e parë të këtij viti do të jenë mjaft sfidues për bizneset sa i përket fuqisë punëtore.
“Tani është një mundësi pak më e lehtë për arsyeje se të gjithë ata që shkojnë për qëllime turistike kanë mundësi të jenë në kontakt me një punëdhënës dhe aty për aty të rregullohet një marrëdhënie e punës. Kjo padyshim se do të ketë ndikimin e vet, mirëpo nuk do të ketë një ikje masive, për arsyeje se ne kemi pasur lëvizje të rinjve gjatë dy viteve të fundit që është një numër i madh… Për gjashtëmujorin e parë po, padyshim se bizneset do të kenë sfidë (për punëtor) dhe shto këtu edhe procedurat e thjeshtësuara sidomos të shtetit gjerman.” – ka deklaruar ai.