Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në pjesën nga Serbia, Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim me rëndësi - NACIONALE

Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në pjesën nga Serbia, Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim me rëndësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se në pjesën e Serbisë, janë paralajmëruar protesta dhe bllokim i rrugëve.

Sipas njoftimit, kjo thirrje vlen për qytetarët që udhëtojnë përmes pikës kufitare në Merdarë.

Njoftim me rëndësi Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.

“Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.” – thuhet në njoftim.

Më tej, janë paraqitur edhe numrat për informata shtesë.

Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.” – përfundon reagimi.

Lajme të ngjashme