17 vjet më parë, Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës - NACIONALE

17 vjet më parë, Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen 17 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në këtë raport thoshte se Kosova duhej të bëhej e pavarur.

Derisa ShBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtonin planin.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

Lajme të ngjashme