Paqe, stabilitet, siguri: Presidentja Osmani sot takohet me sekretarin e NATO-së në Bruksel
Presidentja Vjosa Osmani sot do të qëndrojë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku është planifikuar edhe një takim mes saj e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
E pas takimit, pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët për medie.
Në lidhje me këtë, ka njoftuar edhe Presidenca e Kosovës.
“Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.