“Papunësia 4%”, analisti: Zyra për komunikim e VV-së u bë zyre e propagandës - NACIONALE

“Papunësia 4%”, analisti: Zyra për komunikim e VV-së u bë zyre e propagandës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj pretendimeve të VV-së se papunësia në Kosovë është 4%.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë nuk qëndron.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se zyra për informim e VV-së është shndërruar në zyre të propagandës.

Sipas tij, kjo zyre nuk po komunikon me publikun.

“Ajo zyre e komunikimit kemi folë disa herë që është me bë më shumë promovim dhe propagandë për partinë, LVV, e më pak komunikim me publikun. Edhe pse kanë citu një organizatë rajonale, nuk i bënë këto të dhëna kredibile. Qeveria dhe LVV e dijnë shumë mirë që nuk qëndrojnë të dhënat dhe që është manipulim. Por pse askush thujase nga opozita në Kosovë nuk reagoj me argumente? Por me reagime si ne kafe. Mbi të gjitha me tregu si ata kanë me i rregullu situatën shumë të rëndë në Tregun e Punës që ende askush se ka adresu deri tani. Me tregu sa është papunësi sipas të dhënave zyrtare të Republikës së Kosovës. Ose ose, me tregu rreth strukturës së Tregut të Punës. Medotologjisë që aplikohet e që i qet jashtë tregut rreth 700,000 persona në moshë pune”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka treguar statistikat zyrtare që flasin për këtë cështje.

“Në vijim të dhënat e fundit zyrtare nga ASK (Zyra e Kryeministrit) në Kosovë rreth tregut të punës: Persona në moshë pune: 1,174,836; Persona të punësuar: 425,499; Persona që nuk janë të punësuar: 749,337; Niveli i papunësisë faktikisht: 63.78%”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme