Paparaci: Bosi i drogës i arrestuar sot i afërt me Kurtin dhe Sveçlën
Media “Paparaci” raporton se në aksionin e madh të antidrogës sot anegjerë Kosovës është arrestuar edhe një nga figurat kyçe të dyshuara në bosët e drogës në vend. Personi në fjalë, sipas Paparacit, ka qenë pjesë e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shihet në fotografi në prani të Xhelal Sveçlës, Albin Kurtit, dhe akterëve të tjerë të VV-së.
“I koduar me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e bosit të këtij grupi, Shemsi Bahtiri. Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën. Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e paandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie”, shkruan Paparaci.
“Bosi i heroinës kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie. Në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershme të LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi. Në fotografitë e publikuara nga shefi i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë. Ai shfaqet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u moblizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi”, thuhet më tej në raportim.


