Pandeli Majko dhe dy deputetë shqiptarë në Ukrainë: Një tmerr i vërtetë - NACIONALE

Pandeli Majko dhe dy deputetë shqiptarë në Ukrainë: Një tmerr i vërtetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-ministri për Disaporën, Pandeli Majko ka vizituar Ukrainën bashkë me dy deputetët Denis Deliu dhe Xhemal Qefalia, në njëvjetorin e agresionit rus.

Duke folur për KlanNews, deputet Qefalia ka treguar përjetimet e tyre atje, ndërsa janë duke vizituar qytetet ku janë zhvilluar masakrat më të rënda gjatë luftimeve.

“Kam këtu afër një predhë e cila është gjetur në këtë banesë. Është një tmerr i vërtetë, ka qenë shumë dramatike momenti që ne u futëm në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës, ishte një gjendje e tmerrshme, kishte qindra fëmijë, nëna të reja të cilat i mbanin në krah për t’u ushqyer,”- është shprehur Qefalia nga qyteti i Kharkiv.

Ai më tej ka shtuar se marshimi mbështetës ndaj Ukrainës që kanë bërë qytetarët shqiptarë është pritur mjaft mirë.

Majko dhe deputetët shqiptarë kanë zhvilluar edhe takime në Parlamentin e Ukrainës.

Lajme të ngjashme