Panairi Hannover Messem, Kurti takon sipërmarrës të kompanive ndërkombëtare - NACIONALE

Panairi Hannover Messem, Kurti takon sipërmarrës të kompanive ndërkombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe ku Qeveria e Kosovës për herë të parë ia mundëson bizneseve nga Kosova pjesëmarrjen aty.

Me qëllim të promovimit të kompanive vendore në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport të produkteve dhe shërbimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën prej 42 m2 për pjesëmarrjen e dhjetë bizneseve në këtë panair.

Kryeministri së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Këshilltaren Politike, Fëllanza Podrimja, paraprakisht u mirëpritën nga Drejtori Ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i panairit, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Nesër, kryeministri Kurti do ta takojë Kryeministrin e landit Niedersachsen, Stephan Weil, kurse pasdite do të ketë një prezantim në panairin Hannover Messe, para takimeve tjera me kompani ndërkombëtare dhe mërgatën.

Lajme të ngjashme