Pamjet e disa prej filmimeve të rusëve në uzinën e armëve në Gramsh
Abcnews.al raporton se “33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.”
Sipas medies nga Shqipëria, “ka dyshime që ata të jenë agjentë, ndërsa në momentin që një prej tyre ka tentuar të futet në godinën ushtarake dhe ta fotografojë ka ndodhur edhe një përplasje me dy rojet ushtarake.”

Por çfarë qëndron vërtet pas tre shtetasve të huaj që tentuan të futeshin në një zonë të ndaluar ushtarake.

Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në vendin tonë, raporton më tej.
Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë.

Në një nga “storyt” e tyre në Instagram madje është postuar edhe një foto e automjetit tip “Chevrolet”, me të cilin, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se udhëtonin 33-vjeçarja Timofoeva dhe shoqëruesit e saj.

Fotoja e automjetit, i cili u bllokua nga autoritetet shqiptare, është bërë në Cërrik në Uzinën e Përpunimit të Naftës.