Pamje: Xhaka shënon gol të jashtëzakonshëm për epërsinë e Arsenalit
Granit Xhaka ka shënuar një gol shumë të bukur kundër Southamptonit në Premierligë.
Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare po kalon në një formë të jashtëzakonshme në këtë fillim sezon me topçinjtë, ku po shënon dhe asiston si asnjëherë më parë.
Ishte një harkim nga mbrojtësi Ben White në zonë, ku e gjeti më së miri Xhakën që me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:0.