Pamje: Vedat Muriqi shënon gol dhe barazon rezultatin kundër Valencias
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur të shënojë një gol mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij, Mallorca, në ndeshjen kundër Valencias që deri në atë moment ishin duke humbur.
Muriqi shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 66-të dhe tani rezultati momental është 1:1 atje.
Për 28-vjeçarin ky është goli i pestë në këtë sezon në Laliga dhe ky gol vjen menjëherë në rikthimin e tij nga pezullimi për karton të kuq.