Pamje: Ushtarët bullgarë të KFOR-it ushtrohen për trajtimin e zjarrit - NACIONALE

Pamje: Ushtarët bullgarë të KFOR-it ushtrohen për trajtimin e zjarrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtarët bullgarë të KFOR-it sot kanë kryer një ushtrim për trajtimin e zjarrit, të udhëhequr nga trajnerët hungarezë të këtij misioni.

Përmes disa pamjeve të publikuara, KFOR ka treguar se ushtrimi është kryer sot.

“Ushtarët bullgarë të caktuar në Misionin e KFOR-it kanë marrë pjesë sot në trajnimin për trajtimin e zjarrit të udhëhequr nga trajnerët hungarezë të dislokuar me Batalionin e Rezervës Taktike të KFOR-it, në kampin në Novosellë.” – thuhet në postimin në Facebook.

Ky ushtrim, sipas KFOR-it, ka pasur për qëllim ushtrimin e aftësive të personelit në trajtimin e skenarëve të tillë.

“Ky ushtrim ka pasur për qëllim ushtrimin e aftësive të personelit të KFOR-it në trajtimin e skenarëve të ndryshëm të menaxhimit të stresit dhe kontrollit të turmës dhe trazirave, duke përfshrië përdorimin e flakëve të vërteta, zjarrit dhe koktejve molotov.” – thuhet tutje.

Në fund, KFOR shprehet:

“KFOR-i vazhdon ta implementojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë të paanshme.”

Lajme të ngjashme