Pamje: Tramvaji del nga shinat e përplaset në dyqan, 2 të vdekur e 40 të lënduar në Milano
Dy persona e humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u lënduan, kur një tramvaj doli nga binarët në pjesën qendrore të Milanos së Italisë të premten, tha një zëdhënës i zjarrfikësve.
Tramvaji, njëri nga modelet më të reja që është në operim në Milano, doli nga binarët në rrugën “Vittorio Veneto”, afër Stacionit Qendror të qytetit, duke u përplasur në dritaret e një dyqani, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shërbimi emergjent lokal tha se 13 autoambulanca ishin në vendin e ngjarjes.
Ekipet e mbrojtjes civile montuan një tendë për t’u dalë në ndihmë të lënduarve, sipas dëshmitarëve të agjencisë “Reuters”.
Kompania e transportit në Milano, ATM, tha në një deklaratë se është “thellësisht e tmerruar”, duke e shprehur dhembshurinë për personat e prekur dhe duke thënë se po punonte me autoritetet për ta marrë vesh shkaktarin e aksidentit.
🚃🇮🇹 Serious tram derailment occurred in central Milan — 2 died & 40 injured
— Lord Bebo (@MyLordBebo) February 27, 2026
It derailed and crashed into a building on Viale Vittorio Veneto
Initial reports point to a combination of human error and high speed pic.twitter.com/CEAJsmQrRe