Pamje të rralla: Kur shqiptarët në Luginë të Preshevës votonin për të drejtën e bashkimit me Kosovën - NACIONALE

Pamje të rralla: Kur shqiptarët në Luginë të Preshevës votonin për të drejtën e bashkimit me Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është përvjetori i referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për autonomi politike dhe të drejtën e bashkimit me Kosovën.

Një video me pamje të rralla të atyre dy ditëve e ka publikuar Ardita Sinani, politikane nga Lugina e Preshevës dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në pamje shihen shqiptarët teksa votojnë në këtë referendum.

“Nën presionin e paparë të një regjimi famëkeq që mretëronte në ish-Jugosllavi, e i cili ishte në fillimet e tij, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me vendosmërinë më të madhe kombëtare iu përgjigjën masivisht kësaj ngjarje historike.

Në mënyrë plebishitare u votua "PËR autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën". – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme