Pamje të rënda: Vetura godet disa persona në Prishtinë - NACIONALE

Pamje të rënda: Vetura godet disa persona në Prishtinë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Të shtunën pasdite, në lagjen Vranjevc të Prishtinës, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ngjarje gjatë së cilës tre persona kanë pësuar lëndime, por jo si pasojë e të shtënave.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 15:30 ka pranuar informatën për përdorim të armës së zjarrit në këtë lokacion. Megjithatë, Policia ka saktësuar se lëndimet e viktimave nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

"Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor", thuhet në konfirmimin e Policisë.

Detaje të reja mbi rrethanat e ngjarjes janë zbardhur përmes pamjeve të siguruara nga Klan Kosova. Sipas këtyre dëshmive vizuale, lëndimet e tre personave nuk erdhën nga armët, por nga një veturë e cila i goditi ata me shpejtësi gjatë lëvizjes në një rrugë të ngushtë të lagjes.

Lajme të ngjashme