Pamje të reja: Dhjetëra protestues me grushte e shkelma gjakosin sulmuesin e Sali Berishës
Sali Berisha është sulmuar nga një qytetar, sot gjatë protestës, duke e goditur me boks në fytyrë.
Kjo bëri që dhjetëra protestues pastaj, t’i sullen sulmuesit duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pamje të reja tashmë ka publikuar medium A2 në Shqipëri.
Sipas informacioneve të para dyshohet se personi është me probleme të shëndetit mendor. Ai është identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Tepelena.
Pas goditjeve të marra nga truprojat e Berishës, Shehu është transportuar në spitalin e Traumës. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se atje, ai është arrestuar nga efektivët e policisë.