Pamje: Si shpëtoi mrekullisht pa rënë nga ura e lartë shoferja e një kamioni në ShBA - NACIONALE

Pamje: Si shpëtoi mrekullisht pa rënë nga ura e lartë shoferja e një kamioni në ShBA

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video të publikuar rishtazi shihet se si një shofere kamioni kishte shpëtuar mrekullisht pa rënë nga një urë e lartë në Louisville të ShBA-së në mars, pasi ishte aksidentuar me një veturë dhe kamioni kishte mbetur i varur në urë. Shoferja shihet shumë e frikësuar.

Rreth orës 12 e 15 minuta, në mesditën e 1 marsit, ekipet emergjente kishin shkuar me nxitim në vendin e ngjarjes, në urën “Clark Memorial Bridge”, që ndodhet mbi Lumin Ohio, pasi kamioni i kishte goditur rrethojat dhe për pak nuk kishte rënë në ujë.

Në pamje shihet se si një punëtor i shpëtimit e shpëton shoferen e kamionit. Të dy tërhiqen me litar.

Sipas një mediumi lokal, vozitësi i automjetit që e goditi kamionin, Trevor Branham, është ngarkuar me katër akuza për rrezikim të paarsyeshëm si dhe për operim të një automjeti me motor me licencë të pezulluar, raporton televizioni “Fox News”.

Lajme të ngjashme