Pamje: Sahiti realizon gol me gërshërë për epërsinë e Hajdukut
Sulmuesi kosovar, Emir Sahiti, ka shënuar një gol mjaft të bukur, për t’i dhënë epërsinë Hajdukut përballë Varazdin.
Zhvillohej minuta e 33-të e ndeshjes, kur me ta pranuar një harkim të mirë nga Livaja, Emir Sahiti me anë të gërshërës shkundi portën kundërshtare, duke shënuar për 1:0.
Njëherësh, ky ishte goli i parë për të që shënoi në edicionin e sivjem të kampionatit kroat, pasi kohë pas kohe kishte shfaqur edhe disa probleme me lëndime.