Pamje: Rashica po rikthen formën, asiston në golin e epërsisë të Galatasarayt - NACIONALE

Pamje: Rashica po rikthen formën, asiston në golin e epërsisë të Galatasarayt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milot Rashica dalëngadalë po e rikthen formën, ashtu siç e riktheu edhe pozitën e titullarit në dy javët e fundit. Ai sot asistoi për golin e epërsisë së Galatasarayt ndaj Karagmuruk.

Në minutën e 60-të të takimit sulmuesi 26-vjeç kosovar i gjendur brenda zonës, pasoi për mrekulli në drejtim të bashkëlojtarit Tasdemir, i cili devijoi topin në rrjetë për 0:1.

Kjo është paraqitja e dytë radhazi që Rashica po e bën në kampionat si titullar. Ai ka luajtur nga minuta e parë edhe në sfidën e Kupës së Turqisë.

Gjithashtu, për ekipin e Andrea Pirlos, Karagmuruk, titullar po luan edhe mbrojtësi kosovar, Ibrahim Dresevic.

Lajme të ngjashme