Pamje: Policia indiane ndalon një miniveturë me 27 udhëtarë
Kur policia indiane ndali një mini-veturë që po lëvizte me shpejtësi, policët u befasuan nga numri i udhëtarëve që ishin dyndur brenda automjetit të vogël.
Në një video të publikuar në Twitter, shihet se në mesin e 27 udhëtarëve kishte fëmijë e persona të moshuar, ndërsa një polic i numëron ata gjatë daljes nga automjeti.
Modelet e tilla të mini-veturave zakonisht janë për tre persona, ndërsa disa modele të modifikuara janë për gjashtë persona.
In UP's Fatehpur, an auto rickshaw ferrying 27 commuters was stopped by the local police during a check. The auto was later seized. pic.twitter.com/hez49t9eJS
— Piyush Rai (@Benarasiyaa) July 11, 2022