Pamje: Përplasen mes vete dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, dhjetë të vdekur
Dhjetë njerëz kanë vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve të forcave detare të Malajzisë gjatë një ushtrimi ushtarak për paradën e Forcave Detare Mbretërore.
Njëri nga helikopterët e preu rotorin e tjetrit para se të përplaseshin në tokë, sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, raporton televizioni BBC.
Incidenti ndodhi në orën 9 e 30 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale në qytezën Lumut, ku ndodhet një bazë e forcave detare.
Nuk dihet për ndonjë të mbijetuar.
Two military helicopters collided into each other in midair in Lumut, Malaysia.
— FL360aero (@fl360aero) April 23, 2024
The Perak fire and rescue department has confirmed that 10 people died after two Royal Malaysian Navy helicopters collided and crashed in Lumut, Perak.
Royal Malaysian Navy has confirmed that two… pic.twitter.com/XhWdCrM1G0
“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekura në vendin e ngjarjes dhe mbetjet u dërguan në Spitalin Ushtarak për identifikim” – thanë Forcat Detare Mbretërore të Malajzisë.
Njëri nga helikopterët, i tipit HOM M503-3, me shtatë persona në të, besohet se u përplas në një shteg vrapimi.
Helikopteri tjetër, i tipit Fennec M502-6, me tre persona në të, u përplas në një pishinë.
Muajin e kaluar, një helikopter i rojës bregdetare të këtij shteti u përplas në ujë afër ishullit Angsa gjatë një fluturimi trajnues.
Piloti, bashkëpiloti dhe dy pasagjerë u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.