Pamje: Musiala depërton në hapësira të ngushta në stil të Messit, mahnit të pranishmit në stadium - NACIONALE

Pamje: Musiala depërton në hapësira të ngushta në stil të Messit, mahnit të pranishmit në stadium

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jamal Musiala nuk përbën më lajm në futbollin gjerman e as në atë ndërkombëtar. Edhe në ndeshjen e sotme kundër Leverkusenit, të cilën Bayern e fitoi 4:0, shfaqi tërë potencialin e tij teknik.

Zhvillohej minuta e 56-të e takimit dhe Bayern po udhëhiqte me rezultat 3:0, kur me ta pranuar topin, mesfushori 19-vjeç gjerman depërtoi në hapësira të ngushta në mesin e pesë futbollistëve, për të asistuar më pastaj te Mane, i cili goditi për ta dërguar topin në rrjetë.

Për fatin e keq të Musialas dhe Manes, goli nuk u vlerësua i rregullt nga VAR pas rishikimit të aksionit, ku u evidentua një faull në sulm.

Pavarësisht këtij vendimi, të pranishmit në “Allianz Arena” me të drejtë duartrokiten beniaminin e tyre të ri, i cili shfaqi magji me lëvizjet e tij, duke kujtuar yllin argjentinas Leo Messi.

Ndër të tjera, në minutën e 17-të Musiala shënoi edhe golin për 2:0 në këtë ndeshje, ku kontribuoi edhe me dy asiste tjera, për golin e parë dhe të tretë, që u shënuan nga Sane dhe Mane.

Deri më tani Musiala ka shënuar 5 gola në 7 paraqitje në kampionat - më shumë sesa çdo sulmues tjetër i ekipit bavarez. Ndërkaq, sa i përket asisteve në Bundesliga, deri më tani ai ka kompletuar 3 sosh. Në përgjithësi, momentalisht vetëm sulmuesi Becker i Union Berlin, që është lider në renditjen tabelore, ka më shumë gola të shënuar sesa Musiala (6).

Lajme të ngjashme