Pamje: Milan dhe Inter dhurojnë spektakël në pjesë të parë me rivalitet dhe gola
Pjesa e parë e derbit të shumëpritur mes Milanit dhe Interit është mbyllur baras 1:1.
Pjesëloja e parë ishte shumë e bukur, me aksione dinamike, ku të dy skuadrat u munduan që të gjenin rrugën e rrjetës, por ishte Milani, kampioni në fuqi ai i Italisë, i cili luajti më mirë.
Sidoqoftë, golin e parë në ndeshje e shënoi Brozovic në minutën e 21-të të sfidës, duke befasuar mbrojtjen e Milanit.
Entuziazmi i mysafirëve zgjati vetëm për shtatë minuta, pasi i përhershmi, Leao, i ndihmuar pak edhe nga një devijim, shënoi golin e barazimit për 1:1.
Me këtë epilog skuadrat shkuan né pushim mes dy pjesëve.