Pamje: Manchester City në epërsi ndaj Liverpoolit, shënon Haaland - NACIONALE

Pamje: Manchester City në epërsi ndaj Liverpoolit, shënon Haaland

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Në kuadër të raundit të katërt të kupës Carabao, ndeshja kryesore po zhvillohet mes Manchester Cityt e Liverpoolit, ku qytetarët kanë dalë në epërsi të hershme, me anë të sulmuesit vrastar, Erling Haaland.

Haaland aty ku e la edhe e nisi, pra te goli.

Fillimisht sulmuesi norvegjez humbi një rast në minutat e para të takimit, ndërsa në minutën e 10-të, pas një harkimi nga Kevin De Bruyne, nga afërsia u tregua shumë i saktë për të shënuar për epërsinë e parë në këtë takim 1:0.

Kujtojmë se Haaland erdhi në këtë ndeshje i freskët, pasi nuk ishte i përfshirë në Botëror, me Norvegjinë që dështoi të kualifikohej në turneun më të madh të futbollit botëror.

Lajme të ngjashme