Pamje: Leo Messi shënon gol magjeps me gërshërë kundër Clermont
Leo Messi më në fund gjeti golin e parë në ndeshje kundër Clermont. Ylli argjentinas shënoi dy gola të shpejtë kundër Clermont, ku njërin prej tyre e realizoi edhe me gërshërë.
Zhvillohej minuta e 80-të kur Neymar i gjendun në brendi të 16-metërshit nuk u tregua fare egoist dhe shërbeu për Messin. Nga distanca fare e afërt, ylli argjentinas nuk gaboi dhe shënoi golin për 0:4.
LIONEL MESSI GOAL VAMOS pic.twitter.com/Mow8CSOJfZ
— Ziad is NOT in pain (@Ziad_EJ) August 6, 2022
Akoma më bukur se kaq Leo Messi veproi në minutën e 86-të, kur realizoi me anë të një koordinimi thjesht brilant, duke shënuar me gërshërë.
Messi de chilena. Messi de Argentina. pic.twitter.com/lXj4cyJ5tY
— Fútbol Vertical (@futbol_vertical) August 6, 2022
Me këtë gol PSG vulosi një fitore të thellë prej 0-5