Pamje: Kurti s’ia jep dorën një burri që s’u ngrit në këmbë për të, të tjerëve po
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të martën në lansimin e “Dritares për Investime të Diasporës”. Organizimi u mbajt në një hotel në Prishtinë, ndërsa ra në sy një gjest i Kurtit.
Në momentin kur Kurti hyn në sallën ku ishte organizuar konferenca, një person i ulur në rreshtin e parë nuk ngrihet në këmbë për ta përshëndetur kryeministrin. Ky nuk ia jep dorën.
Sidoqoftë, Kurti pastaj ua jep dorën të tjerëve në rreshtin e parë, të cilët u ngritën në këmbë për ta pritur – një zonjë që nuk mundëm ta identifikonim, ministrja Rozeta Hajdari, ministri Hekuran Murati, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, e të pranishëm të tjerë.
Për ta parë këtë moment, shikojeni videon me mëposhtme në fillim: