Pamje: Kurti ia huq keq në Kuvend, 2020-ën e quan “viti i parë pas çlirimit” - NACIONALE

Pamje: Kurti ia huq keq në Kuvend, 2020-ën e quan “viti i parë pas çlirimit”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një huqje të madhe historike gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës. Ai e cilësoi 2020-ën si “vitin e parë pas çlirimit”, duke u treguar “i vonë” për hiç më pak se dy dekada.

“Në Kosovë, e kemi dëshminë, me të cilën duhet të jemi ndërkombëtarisht krenarë, që edhe çlirimi, edhe pavarësia, edhe liria e demokracia ia vlejnë fort, meqenëse bruto produkti vendor i vendit tonë për këtë vit është shtatë herë më i lartë sesa në vitin 2020, që është viti i parë pas çlirimit” – tha Kurti para deputetëve.

Disa sekonda më vonë, Kurti kuptoi se kishte bërë huqje, kur përsëri e përmendi vitin 2020, por pastaj e përmirësoi atë, duke e theksuar vitin 2000. “Ju kërkoj falje, me vitin 2000” – tha ai, me gjasë duke iu përgjigjur ndonjë reagimi nga deputetët.

Lajme të ngjashme