Pamje: Kurti i rraset Escobar-it për t’ia shtrënguar dorën, ai për pak s’e harron prapa
Një moment me siklet për kryeministrin Kurti ka ndodhur në konferencën për medie me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në momentin e përfundimit të konferencës, emisari amerikan duket se fillon të largohet nga foltorja për të dalë nga salla ku po mbahej konferenca, por kryeministri Kurti i afrohet për t’i shtrënguar duart me të.
Duke parë që amerikani po donte të largohej dhe nga frika se nuk do ta vërente fare, Kurti e zgjat pak dorën, por pastaj e mbështet për trupi.
Sidoqoftë, kur Escobar-it më në fund i bie në sy dëshira e kryeministrit për t’i shtrënguar duart para gazetarëve e kamerave, Kurti e largon dorën nga trupi dhe me gëzim ia zgjat zyrtarit amerikan duke buzëqeshur.