Pamje: KFOR zhvillon ushtrim me helikopterë në kampin “Sparta” në Deçan - NACIONALE

Pamje: KFOR zhvillon ushtrim me helikopterë në kampin “Sparta” në Deçan

2 orë më parë

nga NACIONALE

KFOR ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare në Facebook për zhvillimin e një ushtrimi nga ushtarët bullgarë, pjesë e “Batalionit Kinetik”, në kampin “Sparta” në Deçan.

Ushtrimi, i realizuar me pjesëmarrjen e helikopterëve, kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.

“Përmes aktiviteteve të përqendruara në transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe skenarët e emergjencës, personeli i KFOR-it forcoi gatishmërinë dhe ndërgjegjësimin e tij për situatën, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, aktivitetet e tilla synojnë të forcojnë kapacitetet operacionale dhe bashkëpunimin mes komponentëve ajrorë dhe tokësorë, në funksion të reagimit ndaj situatave të ndryshme emergjente.

Lajme të ngjashme