Pamje: Kane tejkalon Agueron për të thyer rekordin e golave për një klub në Premierligë
Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka shënuar golin e tij të 185-të në Premierligë për Tottenhamin, më së shumti për një klub të vetëm në historinë e ligës elitare angleze.
Pasi goditi fillimisht me kokë traversën, pak minuta më vonë në pjesën e dytë, Kane u shënua në listën e golashënuesve. Kapiteni i Anglisë u pozicionua në mënyrë perfektë, teksa nga këndi topi u hodh në kokën e Ivan Perisic, i cili pastai dërgoi topin te Kane, që do të thotë se gjithçka që ai duhej të bënte ishte të fuste topin lehtësisht me kokë në portën e Wolverhampton, për t'i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Harry Kane tani ka shënuar 185 gola në Premierligë për Tottenhamin, më shumë se çdo lojtar tjetër për një klub në këtë garë. Ai e kaloi Sergio Agueron, i cili shënoi 184 gola për Manchester Cityn. Kane tani ka shënuar gjithashtu 250 gola për Tottenhamin në të gjitha garat, vetëm 16 gola nga rekordi i Jimmy Greaves prej 266.
Harry Kane has scored the most goals for one club in #PL history 👏⚪️@HKane | @SpursOfficial pic.twitter.com/VuTEkLCXhq
— Premier League (@premierleague) August 20, 2022