Pamje: Interesim i jashtëzakonshëm për bileta për ndeshjen Ballkani – Shkupi - NACIONALE

Pamje: Interesim i jashtëzakonshëm për bileta për ndeshjen Ballkani – Shkupi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetarët janë duke shfaqur interesim shumë të madh për të blerë biletë për ndeshjen historike të Ballkanit kundër Shkupit në kualifikime për Ligën e Konferencës të enjten.

Ballkani e pret klubit shqiptar të Maqedonisë së Veriut në Stadiumin Fadil Vokrri të enjten në mbrëmje, në atë që do të jetë një ndeshje historike për një vend në fazën grupore të garës së kategorisë së tretë të futbollit evropian.

Kampioni i Kosovës e mundi 2:1 Shkupin në ndeshjen e parë javën e kaluar në udhëtim dhe i mjafton edhe barazimi për t’u bërë klubi i parë kosovar që merr pjesë në një garë evropiane.

Prandaj, interesimi për të blerë biletë për këtë ndeshje është tejet i madh, siç shihet edhe në disa pamje të Gazetës Nacionale nga kryeqyteti.

Lajme të ngjashme