Pamje: Gol magjik nga Armend Thaqi, Ballkani barazon rezultatin
Armend Thaqi me një gol nga distanca ka barazuar rezultatin kundër Sivasspor në 1:1.
Një goditje me të brendshmën e këmbës së djathtë, mori një trajektore të përkryer, duke shkundur rrjetën e ekipit turk, për të barazuar rezultatin në 1:1.
Kujtojmë se në aksionin e parë në ndeshje Sivasspor ka arritur të shënojë golin e epërsisë kundër Ballkanit.
Një reagim i plogësht në mbrojtje bëri që Ulvestad ta mposhte gardianin e Ballkanit, për 1:0.