Pamje: Gabim trashanik i Alissonit, Wolves në epërsi ndaj Liverpoolit - NACIONALE

Pamje: Gabim trashanik i Alissonit, Wolves në epërsi ndaj Liverpoolit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker, ka bërë një gabim trashanik në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers, në kuadër të FA kupës, për t’ia mundësuar mysafirëve epërsinë 1:0.

Zhvillohej minuta e 26-të e takimit, kur një top i kthyer nga Thiago Alcantara te Alisson, doli të ishte fatkeq për të kuqtë, pasi braziliani tentoi një pasim te Alexander Arnold, por Gonacalo Guedes u tregua i vëmendshëm për të përfituar nga rasti, që më pastaj shënoi lehtësisht për 1:0.

30-vjeçari njihet për sigurinë me lojën me këmbë, por nuk janë raste të rralla kur ai ka gabuar dhe skuadra e tij ka pësuar me gol.

Lajme të ngjashme