Pamje: Dy të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në autostradë në ShBA
Dy persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël privat, i cili po përpiqej të bënte ulje emergjente në autostradën “Interstate 75” në jugperëndim të Floridës së ShBA-së të premten pasdite, duke u përplasur me dy automjete.
Rrëzimi i aeroplanit ndodhi në distriktin Collier. Britanna Walker e pa krahun e aeroplanit duke e tërhequr zvarrë veturën që ndodhej para automjetit të saj dhe duke u përplasur në një mur, raporton gazeta “The Guardian”.
“Sekondat na ndanë ne nga vetura përballë nesh. Krahu [i aeroplanit] e bëri pluhur atë veturë” – tha ajo.
Kjo dëshmitare dhe shoqja e saj e panë aeroplanin pak çaste para se ai të rrëzohej në autostradë dhe shoqja arriti që ta devijonte drejtimin e veturës para aksidentit.
“Aeroplani ishte mbi kokat tona me centimetra. U deshën një kthim i fortë djathtas dhe rrëshqitja nëpër autostradë” – shtoi ajo.
Two people killed after a private jet plane crash-lands on a highway in Florida, USA
— Instablog9ja (@instablog9ja) February 10, 2024
pic.twitter.com/2YZ0F6uXZL
Walker më pas tha se një shpërthim i flakës doli nga aeroplani me një zhurmë të madhe. Disa copëza të aeroplanit u shpërndanë në autostradë.
“Duket si joreale, si një film. Ishin sekondat nga vdekja jonë” – e përshkroi rastin dëshmitarja.
Administrata Federale e Aviacionit e identifikoi aeroplanin si “Bombardier Challenger 600”.