Pamje: Dakun nuk e ndal askush - shënon një tjetër gol për Muran në Slloveni - NACIONALE

Pamje: Dakun nuk e ndal askush - shënon një tjetër gol për Muran në Slloveni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Celje eliminoi në 1/16-at e Kupës së Sllovenisë Muran duke e mposhtur 2:1, por Daku edhe sot doli me kokën lart, pasi shënoi golin e radhës, duke u shndërruar në një “përbindësh goli” në Slloveni.

Goli i 14-të në sezon ishte ky që shënoi Mirlind Daku sot për ekipin slloven, Mura. Edhe pse ishte gol që ngushtoi disavantazhin e ekipit të tij, duke mos shërbyer shumë në rezultatin përfundimtar, prapëseprapë sulmuesi kosovar kreu detyrën, ashtu siç po e kryen në suaza të përjavshme.

Në minutën e 52-të ai pranoi një pasim tokazi nga krahu i majtë dhe me një zhagitje prej një “9”-shi klasik, ai zgjati këmbën dhe shënoi për 1:2.

Mura u përpoq që ta barazojë rezultatin deri në fund të ndeshjes, por sulmet e shumta nuk u finalizuan dot me një tjetër gol shënimi.

Mirlind Daku është në huazim te Mura, pasi kartonin e tij e zotëron Osijeku. Megjithëse, si në Slloveni, ashtu edhe në Kroaci, flitet shumë nga mediet respektive për një transferim të sulmuesit kosovar në futbollin perëndimor që në afatin kalimtar të janarit.

Lajme të ngjashme