Pamje: Arbër Zeneli shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për skuadrën e tij, Reims, në kuadër të Kupës së Francës, për ta çuar skuadrën e tij në pushimin mes pjesëve me epërsi 1:0.
Zeneli që në dy vitet e fundit ka vuajtur për minutat në fushë edhe për shkak të lëndimeve, sa herë që ka mundësinë për t’u paraqitur nuk zhgënjen.
Pas mal le coup-franc de Zeneli..
— Alex ⚜ (@PrideOfReims_) January 8, 2023
💪🏻🔴⚪️ #FCLPSDR pic.twitter.com/GNjreW6U3B
Ishte një gjuajtje e lirë në afërsi të zonës së rrezikshme, të cilën Zeneli me një goditje thjesht të mrekullueshme e çoi prapa krahëve të portierit të Loon Plage, për rezultatin 1:0 në minutat shtesë të pjesës së parë.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.