Pamje: ‘A ta djeg tani’ – Përgjigja e De Bruynes pasi mori dhuratë një fanellë të Man Utd
Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i është dhuruar një fanellë e rivalit lokal, Manchester United dhe reagimi i tij ishte i jashtëzakonshëm, ku dëgjohet duke thënë “A ta djeg tani”.
Mesfushori u shfaq në një podcast belg, Mid Mid, dhe iu dorëzua një fanellë e Manchester United me emrin dhe numrin e tij në anën e pasme. Drejtuesi i podcastit bëri shaka duke thënë "është një ëndërr", gjë që solli një të qeshur nga De Bruyne dhe më pas një përgjigje prerëse: "A ta djeg tani? Shumica e ëndrrave nuk janë reale".
🗣️ “Do I burn it now?”
— ODDSbible (@ODDSbible) October 7, 2022
😳 Kevin De Bruyne gets gifted a Man Utd shirt… pic.twitter.com/jHNFomqkha
Komentet e De Bruyne vijnë vetëm disa ditë pasi belgu ndihmoi në poshtërimin e rivalëve vendas Manchester United me rezultat 6:3 në Premierligë. Mesfushori bëri dy asistime në derbin e qytetit në Etihad Stadium, ku u shënuan plotë nëntë gola.
Belgu dhe Man City përballen me një javë të ngarkuar me ndeshjet kundër Southampton dhe Copenhagen përpara një udhëtimi në Anfield për t'u përballur me Liverpool të dielën e ardhshme.